Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka përfunduar vizitën në Gjermani. Në një intervistë për televizionin publik, Veseli ka vlerësuar lartë takimet me Kancelaren gjermane Angela Merkel, kryetarin e Bundestagut gjerman dhe Ministrin e Jashtëm Frank-Ëalter Steinmeier. Kryeparlamentari thotë se Gjermania do të shërbej si një model shumë i mirë i funksionimit të shtetit ligjor dhe demokratik.
“Gjermania është shembulli tipik se si duhet të forcohet shteti ligjor, në të njëjtën kohë të zhvillohet ekonomia. Është shembulli tipik që duhet të ndjekim ne si Kosovë ku përgjegjësia qytetare dhe e institucioneve është e përbashkëta e përparimit të vendit të tyre. Vërtetë ne mund të jemi krenar se kemi shumë miq, në të njëjtën kohë duhet të punojmë bashkërisht, veçanërisht në proceset integruese të Bashkimit Europian. Ka një përkrahje të jashtëzakonshme, veçanërisht nga gjithë këto personalitete të fuqishme në rrugën tonë drejt integrimeve, në rrugën tonë drejt liberalizimit të vizave dhe në veçanti kërkojnë nga ne që të forcojmë edhe më tepër shtetin ligjor dhe në të njëjtën kohë ta përmirësojmë jetën e qytetarëve”, tha Veseli për RTK’në.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...