Avni Arifi, anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetar i degës së kësaj partie në Prishtinë, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se opozita nuk e njeh Hashim Thaçin president të Kosovës, për shkak të mënyrës se si u zgjodh ai.
Ai ka theksuar se përderisa dikush zgjidhet në krye të shtetit me blerje vote, ai nuk është i pranueshëm dhe se zgjidhja e vetme për dalje nga kriza janë zgjedhjet.
“Zgjedhja e presidentit ka qenë e gabueshme, asi nuk përfaqëson shumicën e popullsisë. Nuk e shoh një president të vendit, ai erdhi në post me blerje të votës, me terminale me premtime për poste ministrash. U vërtetua më vonë që kishte këso oferta, u pa nga mediat”, tha ai .
Sipas Arifit, “Zgjedhjet janë zgjidhja”.
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...