Policia në Mitrovicë ka arrestuar tre të dyshuar, të cilët dyshohen se më 8 mars kanë kryer një vjedhje në fshatin Vidishiq të Mitrovicës.
Cak i vjedhjes ishte një shtëpi nga ku ishin vjedhur: një televizor, një pushkë gjuetie, tre telefona celular, monitor kompjuteri, dy palë dylbi.
Hetimet policore kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar: B. H . 24 vjeç, A. L. 22 vjeç, B. H. 20 vjeç, arrestimi i të cilëve është bërë në tri lokacione te ndryshme ne Mitrovicë në orët e pasdites të së martës.
Hetimet bazë drejt te dyshuarve ishin nisur mbi dyshimet e ngritura nga një postim në rrjetin social Facebook, ku njëri nga të dyshuarit kishte postuar një pushkë gjuetie, e cila më vonë rezultoi të ishte e njëjta që ishte raportuar e vjedhur.
Arrestimit të dyshuarve ka rezultuar edhe me gjetjen e gjërave të raportuara të vjedhura, gjetja e tyre është bërë pas zbatimit te një urdhër kontrollit të bërë në tri lokacione te ndryshme ku banonin të dyshuarit,ku përveç gjetjes s e sendeve te vjedhura polica tek shtëpitë e të dyshuarve ka gjetur dhe ka konfiskuar: një pushkë M48, me 1400 fishek, një pistoletë, edhe dy armë, një ,pushkë’, dhe një, pistoletë ‘sasi municioni 1400 copë, për të cilat nuk posedonin leje arme.
Gjërat e gjetura pas procedurave te administrimit procedural do të i kthehen pronarit.
Seanca dëgjimore për manipulim votash, i pranishëm Avokati i...
Haradinaj përkujton Isa Boletinin: Pa nismëtarë si ai, Kosov...
Një delegacion i KFOR-it viziton Portin e Durrësit, forcohet...
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...
Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votas...