Ndahen 80 banesa për familjet e dala nga lufta dhe viktima të dhunës seksuale

10:03 | 9 Mars 2016
M. A.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u vendos që 80 banesa të kompleksit banesor “Hade dhe Hade 2” në Obiniq të ndahen për zgjidhjen e çështjes së banimit për 80 familje.

Nga ky vendim do të përfitojnë familjet nga rastet sociale, familjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, viktimave të dhunës seksuale dhe familjet e personave me nevoja të veçanta./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale