Miratohet buxheti për komunën e Zveçanit

09:54 | 9 Mars 2016
M. A.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar buxhetin në vlerë të mbi 1 milionë e 700 mijë euro për komunën e Zveçanit.

Miratimi i buxhetit të kësaj komune veriore erdhi pas riaprovimit në Kuvendin Komunal.

Kryeministri Mustafa tha se kjo është komuna e fundit që ka mbetur për miratim të buxhetit/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale