Analisti Lumir Abdixhiku ka shkruar për trajtimin që gruas i bëhet në Kosovë, në një postim të tij në Facebook, me rastin e Ditës së Gruas, 8 marsin.
Këtë trajtim, ai e sheh krejtësisht diskriminues.
Ky është postimi i plotë i Abdixhikut në rrjetin social:
“A t’i themi gjërat siç janë? – E para, 8 marsi nuk është dita e nënës, por është dita e gruas; e përpjekjes së saj për trajtim të barabartë me gjininë tjetër. Dita e nënës është në muajin maj. Fakti që shpesh s’i dallojmë këto, tregon ndoshta se sa shumë mërzitemi për kauzën e kësaj dite njëmend.
– E dyta, në plot vende të Kosovës, gruaja trajtohet si mall. E japin si mall, e blejnë si mall. Objekt trajtimi herë i prindërve, herë i vëllezërve e herë i burrave; që prej lindjes e deri në vdekje – kurrë zot i vetes. Vendin në kuzhinë, larg shkollës e punës. Hise, përndryshe, mos i shkoftë mendja me lypë.
– E treta, mos u bëftë një femër me ecë rrugës vet. Objekt i shfrymjes të tulifar ahmaki e perverzi; herë me britma, herë me ulurima, herë me kerre – thuajse s’kanë pa femër kurrë në jetë. Kadal, merrni frymë. Çaraveshja s’ka kry punë kurrë.
– E katërta, rastet e dhunës ndaj grave i gjenë secilin ditë e gjithandej. Pjesa më e madhe nuk paraqiten fare. Ato që paraqiten nuk trajtohen – derisa të përfundojnë me vrasje. E ato që paraqiten marrin trajtim të llojit “me siguri e ke lype”.
– E pesta, plot 80% e grave nuk marrin pjesë në tregun e punës. Janë të përjashtuara. Ato pak që punojnë paguhen më pak; jo pse janë më pak të zoja, por sepse janë gra. Ato që kanë biznes (e që janë vetëm 11% e krejt bizneseve në vend) e kanë vështirë me bo minimalisht punë. Një prej arsyeve është mungesa e pasurisë në emrin e vet. As kaq nuk i lënë të kenë.
– E gjashta, po bëhen edhe pak 20 vjet prej luftës e dhunimit të 20,000 grave në Kosovë. Që nga atëherë ligji për përkrahje ndaj tyre është refuzuar në Parlament. Arsyetimi? Duhet të ekzaminohen në vërtetë janë dhunuar 20 vjet më parë. Për disa, turpi – siç e shohin tragjedinë e tyre – duhet harruar.
Pra, urime 8 marsi. Me rëndësi me i ble lule një ditë në vit, e treqind e kusur të tjera me i trajtu si të rendit të dytë. Kosova për 8 mars, fillimisht duhet me u turpëru se si e trajton gjysmën e popullsisë së saj.”
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...