UNESCO ka zgjedhur ditën ndërkombëtare të gruas për të lëshuar një sërë kritikash ndaj librave shkollorë që botohen në vendet në zhvillim.
Agjencia e OKB-së ka kritikuar hartuesit e teksteve për materialet të cilat ata u servirin nxenësve, duke nënvizuar se librat diskriminojnë seksualisht gratë. Sipas tyre, në shumë prej teksteve të botuara vihet re se vajzave u paraqiten steriotipe mjaft të gabuara, ku shpesh herë roli i tyre portretizohet si një makieneri e cila ka për detyrë të rrisë fëmijët si dhe të kryejë një sërë funksionesh të tjera në një familje.
Megjithatë, UNESCO jep alarmin se vajzave u limitohen pritshmëritë e tyre profesionale, teksa materialet kufizojnë në një farë mënyrë edhe aspiratat e tyre për të bërë karrierë. Agjensia e OKB-së thekson se këto libra dhunojnë rëndë barazinë gjinore si dhe janë një diskriminim i hapur ndaj grave.
Raporti i publikuar paraqet edhe disa foto në të cilat grave u jepet një rol dytsor në familje. Sipas UNESCO-s, këto imazhe dëmtojnë motivimin e vajzave, u j apin atyre një këndvështrim mjaft të gabuar rreth impaktit që ato duhet të kenë në jetën e përditshme si dhe i shtyjnë ato drejt një pozite inferioriteti ndaj burrave.
Agjencia e OKB-së fajson strukturat drejtuese të shteteve në zhvillim për mos dhënien e rëndësisë së duhur ndaj teksteve shkollore, teksa ka bërë thirrje që ndërhyrja e qeverive të jetë më e lartë.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...