Paradite doli të kryejë punë si shef i Qeverisë ndërsa pasdite Isa Mustafa, si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës thirri mbledhje të Kryesisë partiake.
E këtu të martën u mblodhën edhe shumica e ministrave që vijnë nga radhët e LDK-së.
Pas më shumë se një orë bisedë, doli se në takim, nuk u bisedua fare për emrat se kush mund të jetë Ministër i Jashtëm dhe zv.kryemnistër i ardhshëm, pozita këto që i la bosh Hashim Thaci, pas zgjedhjes së tij president
E për një periudhë brenda pak javësh sipas Abrashit, LDK pritet të thirë Kuvendin e saj partiak, ku priten ndryshime të statutit të partisë, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë, në kryesi nuk iu kushtuan rëndësi ideve se mund të ketë fraksione të reja, nga pjesëtar të LDK-së të pakënaqur me politikat aktuale të Mustafës.
E temë që nuk u rrok fare për diskutim, sipas zyrtarëve të lartë nga LDK, ishte djegia e veturës së tyre, pranë vendbanimit të shefit të grupit parlamentar Ismet Beqiri. Ky i fundit, pati një polemikë nga largësia me bashkëpartiakun Lutfi Haziri, që e kritikoi për keqpërdorim të makinës së LDK-së.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...