Një fëmijë në moshë 3-vjeçare dyshohet se është fundosur sot në lumin “Klina” të Komunës së Skenderajt.
Për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se sipas deklaratave të prindit të tij, fëmija është zhdukur derisa po shëtiste së bashku me të rreth lumit.
Në ndërkohë, Zahiti tha se Policia e Kosovës ka mobilizuar të gjitha ekipet përkatëse, të cilat janë vënë në kërkim të 3-vjeçarit.
“Sipas prindit të viktimës, fëmija derisa ka qenë duke ecur përdore së bashku me të, për një moment ka ikur nga dora e prindit dhe dyshohet se ka rënë në lumin Klina”, tha ai.
Ai tha se rasti është raportuar në orët e pasdites.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi