Disa prej grave kosovare, edhe pse shpeshherë të sfiduara me diskriminimin gjinor, ia kanë dalë që përmbushin synimet e tyre profesionale, të krijojnë familje dhe të jetojnë dinjitetshëm. Ka shumë gra të zonja edhe pse nuk janë të njohura për opinionin e gjerë. Por, të punosh ndërkohë që studion, është e vështirë sepse pengon procesin mësimor.
Arta Deskut, e cila për momentin punon si asistente dhe në zyrën e financave në një kolegj privat, i është dashur që të kalojë në dy procese njëkohësisht.
Në një intervistë të realizuar nga KosovaPress, Desku tha se, edhe pse me shumë vështirësi tani është pranuar rëndësia e gruas në shoqëri, duke i cilësuar femrat shqiptare shumë të fuqishme shpirtërisht.
Vështirësi tjetër për Deskun ishte edhe çështja e udhëtimit, pasi i është dashur të punojë dhe të udhëtojë vazhdimisht nga Mitrovica në Prishtinë.
“Pas studimeve, jam punësuar po në atë institucionin ku kam studiuar. Në fillim isha në degën në Mitrovicë, në institucionin ku punojë tani dhe vështirësitë kanë qenë ato të fillimit që kam pasur të udhëtoj. Dhe, për një femër q ë të punojë tetë orë në ditë dhe të udhëtojë është bajagi problem ose lodhje ma e madhe. Mandej, kur je edhe familjare dhe e martuar, koha nuk premton për gjithçka…(4:45) Pas dy viteve jam transferuar në Prishtinë, sepse planifikofja të krijoja familje”, tha Desku.
Pa marrë parasysh çështjen e udhëtimit, Desku punësimin e saj e cilëson fat, duke bërë të ditur se menjëherë pas përfundimit të studimeve në këtë kolegj privat, si studente e dalluar ka pasur fatin që ta punësohet.
Ajo flet edhe për pozitën e femrës kosovare në shoqëri. Sipas saj, shoqëria jonë e ka pasur të vështirë ta pranojë femrën si vendimmarrëse.
“Ne si popull e kemi pasur pak të vështirë që ta pranojmë gruan apo femrën si vendimmarrëse në shoqëri ose në pozita të larta dhe nëp ër institucione të ndryshme. Por, tani me kalimin e kohës është zhdukur kjo dukuri”, tha Desku.
Ajo thotë se femrat shqiptare janë të forta shpirtërisht dhe të përkushtuara ndaj familjes.
“Femren shqiptare e karakterizojnë shumë veti të veçanta, mund të them duke filluar nga edukata familjare, nga kultura. Janë familjare, janë të forta përbrenda d.m,th janë shpirtërisht shumë të fuqishme, përballojnë çdo sfidë të jetës”, theksoi ajo.
Njësoj si secila nënë, edhe Desku dhuratën e bërë nga vajza e saj, e cilëson si më të veçantën dhe domethënësen.
“Mund të them se të qenurit nënë , d.m.th shumë për një femër edhe përderisa unë jam nënë e dy fëmijëve, atëherë kisha pasur për të veçuar një dhuratë shumë simbolike, kur vajza ka ardhur prej kopshti në moshën 4 vjeçare dhe ma ka dhuruar atë dhuratë, d.m.th ata kishin punuar së bashku me mësueset e kopshtit aty edhe i kanë bërë surpriza për nënat. Ka qenë një kartolinë e vogël, e vizatuar me një lule aty edhe ka shkruar “Urime mami 8 Marsin nga vajza juaj Sibora”. Më ka lënë përshtypje dhe më ka bërë të ndjehem shumë mirë”, tha Desku.
Në një orar prej 8 orësh në punë, lojëra e kërkesa të fëmijëve, e deri të përgatitja e darkës, është ajo që e karakterizon një ditë të saj, ka rrëfyer Desku për KosovaPress.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...