Bordi i Drejtorëve të KUR “Prishtina” nëpërmjet një komunikate, ka njoftuar se në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme të mbajtur sot, ka marrë vendim për shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv Gjelosh Vataj dhe Zyrtarit Kryesor Financiar Selatin Retkoceri.
“Bordi i Drejtorëve të KUR “Prishtina” sh.a. njofton opinionin publik dhe të gjitha palët e interesit, se në bazë të kreut IV, Neni 21, pika 21.1 të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike, në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme të mbajtur më datë 08.03.2016, ka marrë vendim për shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv z. Gjelosh Vataj dhe Zyrtarit Kryesor Financiar z. Selatin Retkoceri”, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës, “arsyetimi për shkarkimin e Vatajt dhe z. Ratkocerit është i bazuar në të gjeturat e specifikuara në raportet e Auditimit të Brendshëm mbi shkeljet etike e ligjore në kontekst të legjislacionit të prokurimit publik, të pasqyruara në raportin e Auditimit të Brendshëm te proceset e prokurimit dhe furnizimeve; deklarimin dhe raportimin e pasaktë financiar te raporti i TM4, përkatësisht pasqyrave financiare; brengat e grupeve të interesit për ecurinë etike të biznesit / shërbimeve dhe projekteve kapitale; humbjen e besimit të publikut, rrezikun e dëmtimit të reputacionit të ndërmarrjes; mos rikuperimin e raporteve me palët e interesit përfshirë komunat dhe donatorët; mos reflektimin relevant dhe konsistent karshi rekomandimeve të Bordit të Drejtorëve dhe komitetit të auditimit, lidhur me aktivitetet biznesore të ndërmarrjes KUR “Prishtina” sh.a.; mos efiqencën dhe efikasitetin menaxherial të ndërmarrjes në kontekst financiar, të performancës, teknik e operativ; zbehjen e marrëdhënieve me donatorët dhe institucionet vendore e ndërkombëtare; krijimin e grupeve / klaneve me qëndrime dhe prononcime të kundërta lidhur me gjendjen e ndërmarrjes, të cilat kanë krijuar amulli për një informim të drejtë të opinionit dhe palëve me interes.”
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...