Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, nesër Këshilli Drejtues i këtij subjekti do të caktojë datën e mbajtjes së konventës së përgjithshme në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së.
Sipas një njoftimi të Partisë Demokratike të Kosovës, nesër nga ora 17:00 do të mban mbledhjen e Këshillit Drejtues, në njërin nga hotelet në Prishtinë. Në këtë takim të këshillit, pritet të diskutohet dhe caktohet konventa e përgjithshme për ta zgjedhur kryetarin e ardhshëm të PDK-së, si pasues të Hashim Thaçit, pas 16 vjet udhëheqje të partisë.
Kjo konventë pritet të mbahet në fund të prillit ose në fillim të majit. Kadri Veseli tashmë drejton partinë në bazë të statutit.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...