Lëvizja Vetëvendosje në shënimin e 8 Marsit, ditës së Gruas ka zgjedhur të debatoi për viktimat e dhunimit seksual gjatë luftës së fundit. Në këtë takim me temë “Dhunimi seksual, krim i pandëshkuar në Kosovë”, u tha se institucionet e vendit edhe 17 vjet pas luftës, nuk kanë bërë asgjë sa i përket viktimave të dhunës seksuale dhe se Qeveria qëllimisht nuk po zbaton ligjin për viktimat e dhunës.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se çështja e viktimave të dhunimit seksual, është trajtuar në mënyrën me të keqe të mundshme, duke tentuar që të injorohet dhe harrohet. Ai tha se themelimi i Zajednicës ka ndikim edhe sa i përket kësaj çështje, pasi që sistemit juridik të Kosovës i përgjysmohet mundësia e ndjekjes së krimeve të kryera dhe vënies së drejtësisë në vend, veçanërisht karshi krimeve të luftës së fundit.
“Si shoqëri kemi vepruar më shumë, duke synuar që ta harrojmë atë që na ka ndodhur, se sa duke insistuar që të ketë drejtësi për krimet që Serbia i ka kryer karshi nesh. Dhe këtë e kemi thënë ose në mendje e kemi mbajtur vazhdimisht se përkundër faktit që është krim monstruoz i ka ndodhur dikujt tjetër. Ne kemi thënë se ky krim kaq monstruoz edhe nëse ka ndodhur, i ka ndodhur grave dhe vajzave, ndaj dhe të mos flasim për të, te tentojmë ta harrojmë. E unë tash këtu po them se natyrisht se kjo nuk është e vërtetë. Ne si shoqëri duhet ta kuptojmë një gjë. Se kjo nuk i ka ndodhur grave dhe vajzave, kjo i ka ndodhur popullit të Kosovës. Dhe këto natyrisht që nuk është faj por është krim. Dhe natyrisht si i tillë, nuk ka vend për turp, por ka nevojë për revoltë dhe insistim për drejtësi”, tha ai.
Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje tha se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë edhe 17 vite pasluftës nuk është marrë asnjë hap institucional, rreth përkujdesjes apo drejtësisë së kërkuar për viktimat e dhunës seksuale. Dënguti tha se koha e pritjes ka kaluar dhe se tash duhet shtuar presionin, për realizimin e të drejtave të viktimave të dhunimit seksual.
“Një nga krimet me të rënda të Kosovës gjatë luftës, janë dhunimet seksuale të kryera nga forcat e Serbisë. Kjo plagë e rëndë dhe e pa trajtuar nder vite ndodhi për shkak të papërgjegjësisë dhe neglizhencës së institucioneve tona që nga paslufta. Duke ditur se viktimat e dhunës seksuale nuk do të dalin në protestë që të kërkojnë drejtësi e kthim të dinjitetit të nëpërkëmbur, të gjithë heshtën për më shumë se një dekadë“, tha Dërguti.
Nazlie Balaj lexoi disa rrëfime të grave të dhunuara, të cilat kanë treguar për tmerrin e përjetuar. Ajo tha se krimi u bë dhe më i rëndë nga administrata ndërkombëtare në Kosovë, e cila dëshmitë e mbledhura nga shoqatat për gratë e dhunuara, i ka shkatërruar dhe zhdukur, me qëllimin e vetëm, mbrojtjen e krimineleve dhe shtetit serb.
“Për asnjë rast të vetëm drejtësia nuk është sjellë në vend dhe gjykimin e atyre që planifikuan, organizuan dhe kryen dhunime ndaj grave dhe vajzave në Kosovë. Dëshmitë e mbledhura nuk ishin vetëm një copë letër ato kanë një histori në vete. Nuk janë vetëm shkronja të alfabetit të shkruar. Ato janë më shumë se dhimbje, më shumë se histori e së vërtetës. Pasluftës me gratë aktiviste ishim të angazhuara që të adresonim çështjen e dhunimeve. Ne nuk gjenim as vend e as institucion, që do të merrej me këtë çështje. Për me shumë ne u anatemuam si gra të pista”, tha ajo.
Ata vazhduan me një aksion simbolin para Qeverisë së Kosovës.
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney