Policia e Kosovës ka arrestuar katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosjes.
“Aktivistët Zgjim Hyseni, Egzon Azemi, Arbër Morina dhe Lekë Isufi janë arrestuar gjatë periudhës që po merreshin me aktivitetet e planifikuara për datën 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas”, thuhet në komunikatë.
Arsyet pse policia i ka arrestuar aktivistët, nuk janë bërë të ditura. Atyre nuk i është treguar asnjë fletarrest, thjesht janë “kidnapuar në një aksion të papritur ku janë angazhuar policë të uniformuar dhe policë civilë”.
“Organizimi i këtij arrestimi në mes të një rruge kryesore të Prishtinës, në një orar tepër të frekuentuar prej këmbësorëve, tregon se sulmet policore të urdhëruara nga pushteti kriminal, kanë si synim edhe terrorizimin e qytetarëve.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve, dhe dënimin e urdhërdhënësve e zbatuesve të këtyre veprimeve të përndjekjes politike”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...