Lëvizja Vetëvendosje mbanë konferencë për 7 mars, ditën e mësuesit, por jo për t’i uruar ata por për të shprehur pakënaqësitë e tyre për nivelin e mësimit në Kosovë dhe për gjenden dhe kushtet e mësimdhënësve.
Mytaher Haskuka, deputet i VV-së tha se tekstet mësimore në Kosovë janë përgatitur më shumë se një dekadë dhe nuk kanë ndryshuar as korrigjuar, shkruan arbresh.info.
“ Tekstet shkollore në Kosovë janë përgatitur më shume se një dekadë dhe tani ato e kanë humbur vlerën e tyre. Këto libra për më shumë se një dekadë as nuk janë kontrolluar e as ndryshuat por vetëm ribotuar. Këto libra kanë terma seksiste. Tekstet duhet të kontrollohen në këtë pikë. Qeveria nuk dëshiron të hap këtë temë”, tha Haskuka në një konferencë për media.
Ai gjithashtu bëri më dije gjendjen momentale të mësimdhënësve në Kosovë si dhe përmendi mësimdhënësit që kanë shërbyer në vitet e 90-ta, e që sot sipas Haskukës nuk iu janë paguar kontributet.
“Mësimdhënësve që kanë shërbyer gjatë viteve të 90ta nuk iu është kompensuar pagesa as nuk janë paguar për atë kohë. Mësimdhënësit sot nuk kanë as sigurim shëndetësore nuk kanë sigurime të invalidëve”, ka thënë Haskuka./Arbresh.info
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi