Opozita në Maqedoni akuzoi edhe një herë pushtetin për vjedhjen e votave të qytetarëve, gjatë zgjedhjeve të fundit. Sipas zëvendës-kryetares së LSDM-së, Radmilla Sheqerinka, kjo u dëshmua edhe me një numër të madh votuesish fiktiv që dolën nga listat elektronike të KSHZ-së.
“Shpresoj se kontrolluat se sa njerëz të panjohur qëndrojnë në adresën tuaj. Shpresoj se kontrolluat sa fantazma dhe të panjohur janë vendosur në fqinjësinë tonë ose tuaj. Kjo e vërtetë, e vërtetë që e dëgjonim gjatë gjithë këtyre 12 e më shumë muajve ua hapi sytë mijëra njerëzve nëpër Maqedoni. Tregoi jo vetëm se e kanë vjedhur buxhetin, por e kanë vjedhur edhe votën tonë, kanë marrë nga liria juaj dhe kanë cenuar të drejtat tuaja”, ka thënë Radmilla Shekerinska, nënkryetare e LSDM-së, raporton Alsat.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev u tha qytetarëve, se mashtrime dhe falsifikime të tilla nuk do të lejojë të ndodhin në zgjedhjet e ardhshme.
“Këto janë momente historike para të cilave jemi drejtuar të gjithë. Hajde zonja ta pastrojmë nga krimet dhe armiqësitë shtëpinë tonë të përbashkët dhe ta ajrosim shtëpinë, Maqedoninë ta kthejmë në rrugën e vërtetë, evropiane”, ka thënë Zaev.
Këto komente zyrtarët e LSDM-së i bënë gjatë marshit që u mbajt në Ohër, për të tretin vit me radhë.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...