Dega e AAK-së në Vushtrri kundërshton ashpër lansimin e idesë për krijimin e Komunës së Prolluzhës me bashkëngjitjen e fshatrave Plemetin, Babi Most dhe Gracë, që cenon kufijtë administrativ të komunës së Vushtrrisë dhe komunës së Kastriotit.
Njeherit ky projekt famëkeq e thellon edhe më tepër ndarjen në vija etnike që njëherit nënkupton edhe cenim të rendit dhe destabilizim të brendshëm me prapavija të ngritjes së tensioneve në baza etnike, thuhet në reagimin e AAK-së
Edhe një herë po dëshmohet se krijimi i associacionit (bashkësisë) së komunave me shumicë serbe që përmban elemente të tilla ndasie, është instrument që prek themelet e sovranitet dhe rregullimit të brendshëm të Republikës së Kosovës dhe si i tillë është antikushtetues dhe i papranueshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, thuhet me tej në reagimin e AAK-së
AAK, dega në Vushtrri shpreh shqetësim dhe paralajmëron se do të përdor të gjitha mjetet legale kundër këtij projekti që segregacion kompaktibilitetin e shtetësisë sonë.
Numërohen gati gjysma e votave, këta janë me të votuarit në ...
OVL e UÇK-së distancohet nga individët në protestën në Shqip...
15 vjet më vonë, e njëjta histori: Atlético i mbyll derën Re...
Numërohen 45% e votave për deputetë, Kurti e kalon 105 mijës...
Vashat e Kosovës fitojnë bindshëm ndaj Gjibraltarit, siguroj...
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...