Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut, pasi dyshohet se ka refuzuar të identifikohej nga zyrtarët policorë dhe t’i nënshtrohej alkool-testit, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht një polic.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 2 gusht, rreth orës 23:10.
I dyshuari, fillimisht, nuk ka pranuar të legjitimohej nga zyrtarët policorë dhe ka refuzuar t’i nënshtrohej testit për alkool.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti fillimisht nuk ka pranuar të legjitimohet nga zyrtarët policorë dhe ka refuzuar të bëjë alkool-testin”, thuhet në raport.
Sipas Policisë, pasi është shoqëruar në stacion policor, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe ka ofenduar një zyrtar policor.
Si pasojë e sulmit, zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.
Pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...