Lindja e Mesme mbetet në qendër të zhvillimeve ndërkombëtare, ndërsa përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po marrin hov. Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar rifillimin e bisedimeve me Teheranin, në një kohë kur Izraeli po shpreh shqetësime për një marrëveshje të mundshme që përfshin edhe çarmatimin e Hamasit dhe situatën në Rripin e Gazës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se bisedimet me Iranin do të vazhdojnë gjatë ditës së hënë, duke konfirmuar se kishte urdhëruar anulimin e një sulmi të madh të planifikuar ndaj Teheranit. Sipas tij, vendimi u mor pas kërkesave të aleatëve rajonalë, të cilët besojnë se ekziston mundësia për arritjen e një marrëveshjeje.
Trump deklaroi se Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Irani kishin kërkuar shmangien e përshkallëzimit ushtarak, ndërsa shtoi se negociatat pritet të përqendrohen fillimisht te çështja e Ngushticës së Hormuzit dhe më pas te programi bërthamor iranian.
Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghei, theksoi se bisedimet mes Iranit dhe Omanit nuk kanë të bëjnë me hapjen apo mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke shtuar se situata në këtë rrugë strategjike detare “nuk do të kthehet më në gjendjen para luftës”.
Edhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, ka bërë të ditur se negociatat për menaxhimin e Hormuzit ndodhen në fazën përfundimtare.
Në anën tjetër, media amerikane dhe izraelite raportojnë se administrata amerikane po përballet me sfida në menaxhimin e krizës me Iranin, ndërsa zyrtarët izraelitë kanë shprehur “shqetësime serioze për sigurinë” lidhur me një plan që parashikon çarmatimin e Hamasit dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.
Zhvillimet e fundit sinjalizojnë një përpjekje të re diplomatike për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, megjithëse mbeten të paqarta mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse./rtk
Ligji uli dallimet në çmimet e barnave, por zbatimi nxori sf...
Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – ...
Rama: Vazhdojnë punimet në rrugën “Bajram Bahtiri”
Emergjenca e QKUK-së ofroi 992 shërbime mjekësore gjatë fund...
Pacolli: Identifikimi i dy varrezave masive në veri dëshmon ...
Kolona deri në 500 metra në Muçibabë, pritje më të gjata te ...