I dehuri sulmon zyrtarin policor në Prishtinë, arrestohet pas incidentit

08:33 | 2 Gusht 2026
E.G

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas ka sulmuar fizikisht një polic.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 1 gusht 2026, rreth orës 05:00 në Prishtinë. I dyshuari nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, pasi ndaj tij ishin shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje.

Policia ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në stacion, i dyshuari, i cili ishte në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Si pasojë e sulmit, polici ka pranuar trajtim mjekësor.

Pas inicimit të rastit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa procedurat hetimore do të vazhdojnë.

Shpërndaje në rrjete sociale