Humb jetën një person në Suharekë, dyshohet se u rrëzua në gjendje të dehur

11:40 | 1 Gusht 2026
E.K

Një person ka humbur jetën në Suharekë, pasi dyshohet se ka pësuar lëndime si pasojë e një rrëzimi në gjendje të dehur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten, më 31 korrik, rreth orës 15:00, në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Suharekë.

-Rr. Luigj Gurakuqi, Suharekë 31.07.2026 – 15:00. Viktima mashkull kosovar, i cili kishte pësuar lëndime, dyshohet pasi ishte rrëzuar për shkak se ishte në gjendje të dehur, pas tretmanit mjekësor në QKMF, është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren dhe atje ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale