Departamenti amerikan i Shtetit do të shpërndajë edhe 250 mijë pasaporta të edicionit të kufizuar me imazhin e presidentit Donald Trump, të lëshuara me rastin e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara.
Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, do të vihen në dispozicion edhe 250 mijë pasaporta të tjera, pasi rreth 30 mijë amerikanë kanë telefonuar qendrën e thirrjeve për pasaporta që nga 4 korriku për të aplikuar për këtë lloj dokumenti, raporton The New York Times.
Pasaportat, të cilat Shtëpia e Bardhë i ka quajtur “pasaporta patriotike”, përmbajnë portretin e Trumpit me nënshkrimin e tij, ndërsa në sfond është teksti i Deklaratës së Pavarësisë. Në pjesën e pasme të pasaportës paraqitet një ilustrim i etërve themelues gjatë nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.
Fillimisht, pasaportat ishin të disponueshme vetëm në Agjencinë e Pasaportave në Uashington, ku në fillim të korrikut u lëshuan rreth 40 mijë të tilla.
Pasaportat do të jenë të disponueshme pa kosto shtesë gjatë aktiviteteve të aplikimit fizik në gusht dhe shtator në zyrat e pasaportave në 19 shtete, përfshirë Kaliforninë, Xhorxhian, Miçiganin, Teksasin dhe Nju Jorkun, si dhe në Porto Riko dhe Uashington.
Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur se qytetarët që aplikojnë për pasaportë me postë, online, në një zyrë postare ose në një ambasadë apo konsullatë amerikane jashtë vendit nuk do të marrin këtë edicion të pasaportës.
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...