Dy persona arrestohen në Hajvali, penguan policinë gjatë kontrollit të shtëpisë, njëri sulmoi një zyrtar

09:20 | 31 Korrik 2026
E.K

Dy persona janë arrestuar në Hajvali të Prishtinës, pasi dyshohen se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pas mesnatës së 30 korrikut, rreth orës 00:50, gjatë kontrollit të një shtëpie.

Policia njofton se dy të dyshuarit, shtetas të Kosovës, kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kontrollit, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar fizikisht një polic.

Si pasojë e sulmit, zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

-Hajvali, Prishtinë 30.07.2026 – 00:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kontrollit të shtëpisë së tyre dhe njëri nga të dyshuarit kishte sulmuar edhe fizikisht zyrtarin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Arbresh.info