Grabitje me armë në Prishtinë, katër persona hyjnë në banesë dhe sulmojnë pesë persona

08:48 | 31 Korrik 2026
E.K

Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur në një banesë në Prishtinë, ku katër persona të dyshuar kanë arritur të marrin telefona dhe stoli me vlerë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur më 28 korrik rreth orës 19:45, ndërsa është raportuar në polici më 30 korrik nga pesë viktima, një grua dhe katër burra.

Sipas ankuesve, derisa ndodheshin në banesë, ka rënë zilja e derës. Pasi e kanë hapur, katër persona kanë hyrë me forcë në banesë dhe, nën kërcënimin e armës, u kanë grabitur telefonat mobilë dhe stolitë që posedonin.

-Prishtinë 28.07.2026 – 19:45. Me 30.07.2026 pesë viktimat, një femër dhe katër meshkuj, kanë raportuar se deri sa ishin në banesën e tyre, ka rënë zilja dhe pasi kanë hapur derën, katër persona kanë hyrë brenda dhe nën kërcënimin e armës u kanë grabitur telefonat dhe stolitë që kishin në vlerë. Dy nga viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet./Arbresh.info