Zhduket një person në Ferizaj, policia nis hetimet

08:47 | 30 Korrik 2026
H.E

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është raportuar i zhdukur në fshatin Dardani të Ferizajt.

Sipas njoftimit, ankuesja ka bërë të ditur se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“Fsh. Dardani, Ferizaj 29.07.2026 – 19:30. Ankuesja ka njoftuar policinë se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale