Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka cilësuar si një nga bisedat më të mira, takimin që sot e ka pasur me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
Ai ka thënë se ishte një bisedë për partneritet të plotë, si dhe për shumë çështje të tjera, përfshirë luftën me Iranin.
Këto deklarata, Netanyahu i ka bërë përmes një videoje që e ka postuar në rrjetin social, pas përfundimit të takimit në Uashington.
“Ishte një bisedë partneriteti të plotë, mbështetjeje të ndërsjellë, me një mirëkuptim të qëllimit të përbashkët për të siguruar që Irani nuk do të ketë armë bërthamore, si dhe qëllime të tjera”, ka thënë Netanyahu.
Përveç Netanyahut, Trumpi ka pritur në takim edhe presidentin ukrainas, Volidimyr Zelensky.
Këto dy takime të së martës, Shtëpia e Bardhë i ka vlerësuar si pozitive dhe produktive.
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...