Policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë” në Mitrovicën e Jugut.
Sipas njoftimit në Facebook, pas veprimeve operative dhe hetimore, ekzistojnë dyshime se i arrestuari sot, rreth orës 01:30, ka sulmuar me thikë një person, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia thotë se ka sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, thotë PK.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...