Arrestohen katër persona në Ferizaj për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

09:43 | 14 Korrik 2026
H.E

Katër persona janë ndaluar në Ferizaj, pasi dyshohet se kanë kanosur një person.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 13 korrik 2026, ndërsa pas veprimeve operative-hetimore, të dyshuarit janë identifikuar dhe lokalizuar në një lokal në Ferizaj.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar katër armë zjarri dhe sasi municioni.

Të dyshuarit H.TH (50 vjeç), SH.TH (27 vjeç), E.B (37 vjeç) dhe E.H (27 vjeç), me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Shpërndaje në rrjete sociale