Një studim sugjeron se kalimi i tre ditëve në pyll mund të rrisë me afro 80% aktivitetin e qelizave NK (Natural Killer), të cilat janë pjesë e sistemit imunitar dhe ndihmojnë organizmin të luftojë qelizat e dëmtuara, përfshirë edhe ato kancerogjene.
Sipas studiuesve, ajri i pastër, ulja e stresit dhe përbërësit natyrorë të çliruar nga pemët ndikojnë pozitivisht në forcimin e sistemit imunitar dhe rritjen e aftësisë së organizmit për t’u mbrojtur, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.
Ekspertët theksojnë se qëndrimi në natyrë nuk zëvendëson trajtimet mjekësore, por mund të jetë një mënyrë e dobishme për të mbështetur mirëqenien fizike dhe mendore, duke treguar edhe një herë rëndësinë e lidhjes me natyrën për shëndetin.
Në një botë gjithnjë e më të urbanizuar dhe teknologjike, ndarja nga natyra është bërë një problem i madh për shëndetin tonë mendor dhe fizik. Megjithatë, ecja në pyll apo në hapësira të gjelbra po zbulon një rol të jashtëzakonshëm në mirëqenien e njerëzve.
Studimet tregojnë se vetëm 20 minuta ecje në natyrë ndihmojnë në uljen e nivelit të kortizolit, hormonit të stresit, duke përmirësuar humorin dhe rritjen e energjisë. Kjo praktikë është bërë e njohur me emrin “shinrin-yoku” ose “banjë pylli”, një term japonez që përshkruan lidhjen e thellë me natyrën përmes shqisave.
Ecja në pyll ndihmon gjithashtu në përmirësimin e sistemit imunitar, për shkak të substancave kimike natyrale që thithim gjatë kohës që jemi në ambientin e gjelbër. Për më tepër, kontakti me natyrën përmirëson fokusin dhe kreativitetin, veçanërisht tek fëmijët dhe të rriturit që kalojnë shumë kohë para ekraneve.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...