45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

Foto nga arkiva

10:38 | 6 Korrik 2026
E.G

Policia e Kosovës ka publikuar të dhënat për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas këtij raporti në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale, shkruan Arbresh.info.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2001 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 12 persona, 10 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale