Sipas një analize të publikuar nga NASA, tërmetet e fuqishme që goditën javën e kaluar kanë shkaktuar dëme të mëdha, me rreth 58,870 ndërtesa që vlerësohet të jenë dëmtuar ose shkatërruar.
Përllogaritja është bërë duke u mbështetur në imazhet e radarit të satelitëve Sentinel-1 të Agjencisë Hapësinore Evropiane, të cilët përdoren për të identifikuar ndryshimet në terren dhe në infrastrukturë pas fatkeqësive natyrore.
NASA sqaroi se bëhet fjalë për një vlerësim fillestar, të përgatitur vetëm pak ditë pas ngjarjes. Analiza është realizuar nga studiuesit Corey Scher dhe Jamon Van Den Hoek të Universitetit të Oregonit, të cilët konstatuan ndryshime të menjëhershme në sipërfaqe që tregojnë për dëme të mundshme në objekte.
Megjithatë, agjencia theksoi se rezultatet nuk janë konfirmuar përmes inspektimeve në terren dhe se ato duhet të konsiderohen si një tregues paraprak i shkallës së dëmeve.
Nga ana tjetër, presidenti i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodriguez, bëri të ditur të hënën se bilanci i autoriteteve flet për 855 ndërtesa të dëmtuara ose të rrënuara.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...