Policia raporton 73 aksidente në 24 orët e fundit

09:41 | 23 Qershor 2026
E H

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 73 aksidente trafiku në nivel vendi.

Sipas të dhënave zyrtare, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet. Ndërkohë, 33 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 40 të tjera janë raportuar vetëm me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar gjithsej 1,884 tiketa trafiku ndaj pjesëmarrësve në komunikacion.

Po ashtu, janë arrestuar 16 persona, 9 prej tyre janë mbajtur në ndalim policor, ndërsa 2 persona ndodhen në vuajtje të dënimit./Arbresh.info/