Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot

11:32 | 10 Qershor 2026
E H

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i është drejtuar Kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Financave Hekuran Murati, duke kërkuar sqarime për shtesën prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat.

Në kërkesën e tij, Azemi ka pyetur se kur pritet të bëhet shpërndarja e mjeteve të parapara në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, duke thënë se sindikata po pranon vazhdimisht pyetje nga punëtorët për afatin e pagesës.

Sipas tij, punëtorët e sektorit privat presin informacion zyrtar për kohën e realizimit të kësaj mbështetjeje financiare, e cila është paraparë të përfitohet nga masa e qeverisë.

Ndërkohë, aplikimi për këtë mbështetje është mbyllur më 5 qershor, ndërsa vendimi i Qeverisë ka nxitur edhe reagime publike, për shkak të kohës së marrjes së tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale