Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht

10:40 | 10 Qershor 2026
E H

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak.

Sipas informacioneve paraprake, një drejtues motori ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku ndodhet në sallën e reanimacionit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale