E ardhmja e David Alaba mund të jetë në Itali. Mbrojtësi austriak, i cili do të largohet si lojtar i lirë nga Real Madrid në fund të kontratës së tij, po përmendet si një mundësi interesante për AC Milan.
Sipas Gazzeta dello Sport, një rol të rëndësishëm në këtë operacion mund ta ketë Ralf Rangnick, trajneri i kombëtares së Austrisë dhe një nga admiruesit më të mëdhenj të Alabas.
Në moshën 34-vjeçare, Alaba po shqyrton mundësinë e një aventure të re pas pesë sezonesh me Real Madridin, ku fitoi disa trofe të rëndësishëm dhe ishte pjesë e një prej skuadrave më të suksesshme në Evropë.
Megjithatë, vitet e fundit janë shoqëruar me probleme të shumta fizike. Austriaku ka humbur rreth 140 ndeshje gjatë periudhës së tij në Madrid për shkak të dëmtimeve, përfshirë këputjen e ligamentit të kryqëzuar, probleme me meniskun dhe lëndime të përsëritura muskulore.
Pavarësisht kësaj, përvoja dhe cilësia e tij mbeten të padiskutueshme. Gjatë karrierës së tij, Alaba ka fituar plot 39 trofe, përfshirë katër tituj të Ligës së Kampionëve.
Milani e sheh atë si një përforcim ideal për repartin defensiv, ku mund të luajë si qendërmbrojtës ose në krahun e majtë të mbrojtjes. Megjithatë, vetë lojtari ka një dëshirë të kahershme për të luajtur në mesfushë, pozicion që e konsideron më të preferuarin e tij.
Kjo dëshirë e kishte shtyrë edhe të largohej nga Bayern Munich në vitin 2021, pasi kërkonte më shumë mundësi në mesfushë. Edhe Paris Saint-Germain kishte tentuar ta transferonte atë në atë periudhë, por nuk ishte i gatshëm t’i garantonte këtë rol.
Nëse te Milani largohen emra të rëndësishëm nga mesfusha, siç përflitet për Luka Modric dhe Adrien Rabiot, Alaba mund të ketë mundësinë të realizojë më në fund dëshirën e tij për të luajtur rregullisht në qendër të fushës.
Për momentin nuk ka negociata zyrtare, por emri i austriakut po fiton gjithnjë e më shumë terren në planet e Milanit për sezonin e ardhshëm./Arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin