Nënkampioni i Kosovës në dy vitet e fundit, KB Bashkimi ka goditur sërish në merkato duke arritur marrëveshje me basketbollistin e njohur Arian Azemin.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit prizrenas, shkruan Arbresh.info.
Azemi i cili këtë sezon u paraqit me Sigal Prishtinën, por që në pjesën më të madhe të sezonit nuk ishte aktiv shkaku i lëndimit i bashkohet klubit prizrenas për dy vitet e ardhshme.
Ariani luan në rolin e organizatorit të ndeshjes dhe është 27-vjeçar.
Përveçse në Prishtinë, ai ka bërë karrierë edhe tek Vëllaznimi, ku e ka fituar Ligën Unike me gjakovarët.
Bashkimi në radhët e veta deri më tani ka transferuar edhe Divine Myles i cili llogaritet si vendor, si dhe Adrio Baileyn.
Po ashtu ka vazhduar kontratat me kapitenin Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin dhe Shannon Shorterin./Arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin