Christian Eriksen u rrëzua në fushë pasi mbajti gjoksin në minutën e 65-të të miqësores së Danimarkës kundër Ukrainës në Odense.
Ai mori trajtim mjekësor në fushë për rreth 13 minuta, ndërsa lojtarët u grumbulluan për të mbrojtur mesfushorin e Wolfsburgut.
Sipas mjekut të kombëtares daneze, Erikseni rifitoi vetëdijen dhe u ngrit në këmbë para se të dërgohej me ambulancë në spital.
Megjithatë, ndeshja u ndërpre në minutën e 75-të me Danimarkën në epërsi 2–1.
Ky ishte incidenti i dytë serioz për Eriksenin, pasi në vitin 2021 ai kishte pësuar arrest kardiak gjatë EURO 2020 kundër Finlandës, ku u rikthye në jetë në fushë.
Pas këtij aksidenti, danezi doli me një njoftim përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku tregoi për gjendjen e tij.
“Dua t’i njoftoj të gjithë se jam mirë dhe ndodhem në shtëpi pranë familjes sime. Siç mund ta imagjinoni, marrja e një goditjeje nga ICD-ja ime ka pasur ndikim të madh tek unë dhe familja ime, por dua t’ju siguroj se kjo ishte një situatë ndryshe nga ajo që ndodhi në vitin 2021”
“Ndihem mirë dhe rikuperimi im ka nisur tashmë. Përveçse jam mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën e të gjithë lojtarëve dhe ekipit mjekësor në fushë, jam jashtëzakonisht falënderues edhe ndaj mjekëve që janë kujdesur për mua dhe zemrën time ndër vite”
“Falë ekspertizës së tyre, ICD-ja ime bëri pikërisht atë për të cilën është projektuar: të më mbrojë kur kisha nevojë. Për momentin, fokusi im është te rikuperimi, kalimi i kohës me familjen, pushimet dhe të luaj futboll me fëmijët e mi”, tha ai./Arbresh.info
View this post on Instagram
Ylli i Holandës humb Kupën e Botës, nuk arrin rikuperimin me...
Këta janë dhjetë më të votuarit në LDK deri më tani
Këta janë 10 kandidatët për deputet më të votuarit deri më t...
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...