Gjyqtari somalez Omar Artan raportohet se është ndaluar nga autoritetet amerikane të emigracionit dhe nuk është lejuar të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se ishte përzgjedhur nga FIFA për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026.
Sipas raportimeve, Artan u ndalua nga zyrtarët e emigracionit në Miami dhe më pas u kthye drejt Stambollit, edhe pse udhëtimin e kishte organizuar me ndihmën e Ambasadës së Somalisë dhe posedonte pasaportë diplomatike.
Omar Artan konsiderohet si një nga gjyqtarët më të vlerësuar në kontinentin afrikan. Ai së fundmi u shpall “Gjyqtari më i mirë në Afrikë për vitin 2025” gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të CAF-it në Rabat të Marokut.
Somalia është një nga vendet e prekura nga rregullat e emigracionit të Shteteve të Bashkuara, megjithatë përdorimi i një pasaporte diplomatike pritej t’ia lehtësonte hyrjen në vend.
Deri më tani, FIFA nuk ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me rastin, ndërsa mbetet e paqartë nëse Artan do të mund të marrë pjesë në Kupën e Botës.
Për momentin, e ardhmja e gjyqtarit somalez në turneun më të madh të futbollit mbetet e pasigurt.
Kampionati Botëror nis me datë 11 qershor./Arbresh.info
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...