Në kuadër të planit operativ të “ROADPOL” për muajin qershor, i cili u zhvillua nga 1 deri më 7 qershor, Policia e Kosovës ka shtuar prezencën dhe aktivitetet kontrolluese në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve rrugore.
Fokusi i këtij aksioni ka qenë kontrolli i mjeteve me dy rrota, përfshirë motoçikletat dhe mopedët. Sipas të dhënave zyrtare, njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan kanë realizuar gjithsej 734 pika kontrolli në mbarë vendin.
Gjatë javës, bazuar në njoftim, janë kontrolluar 659 mjete me dy rrota, ndërsa për shkeljet dhe parregullsitë e evidentuara janë shqiptuar 261 gjoba. Po ashtu, si rezultat i kontrolleve, janë konfiskuar 41 mjete me dy rrota.
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...