Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Kamëz, ku një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima dhe autori janë konfliktuar për motive banale, çka ka çuar në përdorimin e armës së zjarrit. Viktima është identifikuar si Ardian Baloshi, ndërsa personi i plagosur ka mbetur 26-vjeçari A. V.
Viktima është dërguar në spitalin e Traumës por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Mësohet gjithashtu se autori i ngjarjes është S.Ll, ndërsa pritet që në vijim të ketë informacione më të plota zyrtare nga blutë e vendit.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e plota të ngjarjes.
/rtsh.al/
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...