Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se Liqeni i Shkodrës është përfshirë në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës të UNESCO-s, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme për trashëgiminë natyrore të vendit.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama e cilësoi vendimin si një lajm të mirë për Shqipërinë dhe për mbrojtjen e pasurive natyrore.
“Me kënaqësinë e një tjetër lajmi të bukur për Shqipërinë e Gjelbër dhe trashëgiminë tonë natyrore, futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës, rezultat i punës sonë diplomatike dhe i kujdesit me përgjegjësi për këtë pasuri shqiptare që i shtohet thesareve të botës së mbrojtur nga UNESCO”, shkroi Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se ky vlerësim ndërkombëtar është rezultat i angazhimit institucional për ruajtjen dhe promovimin e vlerave natyrore të vendit, ndërsa e konsideroi Liqenin e Shkodrës një pasuri me rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe rajonin.
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...
Xi Jinping nis vizitën historike në Korenë e Veriut, pritje ...