Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në tubimin e fitores në sheshin “Skendërbeu” në Prishtinë ka thënë se kjo dekadë i takon qeverisjes së Vetëvendosjes.
“Tash ka shtet për krejt e ne jemi krejt për shtet. Numri 116 ishte fitues më 28 dhjetor, numri 116 është sërish fitues. Faleminderit që ia keni qit pikën numrit 116”, tha ai para simpatizantëve të partisë.
Ai ka cilësuar se fitorja e sotme dëshmon që dekada “i përket qeverisjes së Vetëvendosjes”, duke thënë se ky subjekt politik ka arritur të fitojë pesë palë zgjedhje.
Kurti ka thënë se partia që udhëheq e ka mbi të gjitha interesin publik.
“Javët në vijim do të takojmë, do të bashkëpunojmë me të gjitha partitë sepse para së gjithash e mbi të gjitha interesin publik, vullnetin dhe Republikën sovrane të cilit i shërbejmë me devotshmëri. Llogaritni në neve jo vetëm në punën që bëjmë, por edhe në bashkëpunimin që bëjmë”, u shpreh Kurti.
Ai u shpreh se kjo dekadë do të jetë e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.
“Për më pak se shtatë vjet, kjo është fitorja e pestë e LVV-së në zgjedhjet parlamentare. Që së paku kjo dekadë, e unë besoj edhe shumë më shumë, është e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje. Prandaj edhe në këto zgjedhjet e pesta, u dëshmua që të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë. Ne i bëjmë bashkë edhe punëtorët, edhe ndërmarrjet, edhe infrastrukturën, edhe bujqësinë, edhe kujdesin për nëna e fëmijë, burra e pleq, për djem e vajza. Faleminderit për këtë mbështetje të madhe. Nuk ka vështirësi që nuk e kemi kaluar, edhe atëherë kur është dukur e pamundur, e kemi realizuar. Sepse tash është shtet për krejt, e ne jemi krejt për shtet”, tha Kurti.
Kurti u shpreh se institucionet ekzekutive të vendit janë funksionale, por theksoi se mungon Kuvendi e për këtë pati një porosi për opozitën.
“Jemi të sigurt që te LVV-ja kemi garancinë e mirëqeverisjes dhe se shteti si Republikë është në duar të sigurta. Unë jam kryeministri juaj, herë kryeministër në detyrë e herë në detyrë si kryeministër. Kosova e ka edhe presidenten, u.d. e presidentes Albulena Haxhiu Haxhiu. Sado që festojmë sonte, nesër në ora 8 jemi të gjithë në punë. Ajo çka i mungon Kosovës nuk është qeveria, as presidenti, por Kuvendi. Blloku opozitar nuk shkon në punë. E ne jemi të interesuar që edhe blloku opozitar të shkojë në punë. Shpresojmë që në legjislaturën e 11-të”, deklaroi ai.
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Sekuestrohen armë dhe municion në rajonin e Pejës, arrestohe...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...