Presidenti Donald Trump kundërshtoi pohimin se kishte thyer premtimin e tij të fushatës për t’i mbajtur Shtetet e Bashkuara larg çdo konflikti të ri ushtarak.
“Epo, mirë. Para së gjithash, nuk garantova asnjë luftë”, tha ai në një intervistë të pararegjistruar në “Meet the Press” të NBC-së, të dielën.
“Pse do të kisha ndërtuar ushtrinë më të fortë në botë”, shtoi presidenti amerikan, transmeton Telegrafi.
Hegseth këmbëngul që armëpushimi të mbahet i fortë pavarësisht mosmarrëveshjeve
Trump mbrojti përpjekjet e tij ushtarake në Venezuelë dhe Iran, duke thënë se ato nuk janë aq të gjata sa angazhimet e SHBA-së në Irak dhe Vietnam.
“Ne jemi atje për disa muaj. Dhe kërcënimi ka mbaruar kryesisht. Së shpejti, do të mbarojë. Por nuk mund ta lini Iranin të ketë një armë bërthamore, përndryshe do t’ju hedhin në erë”, tha Trump. /Telegrafi/
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...
Kosova shënon fitore ndaj Andorrës
VV thërret festë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë: Ia qi...
Numërimi i votave drejt fundit, kryhen mbi 90% e kutive të v...
LVV e para në 21 komuna
Efekti i Fatmir Limajt, PDK del e para në Malishevë