Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor, duke vlerësuar qytetarinë, përgjegjësinë dhe kulturën demokratike të treguar gjatë ditës së votimit.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se qytetarët dëshmuan se besojnë në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit, transmeton Arbresh.info.
Hamza theksoi se tani është e rëndësishme që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve.
“Qytetarët e Kosovës treguan edhe një herë qytetari, përgjegjësi dhe kulturë demokratike. Në një proces të qetë e dinjitoz, ata dëshmuan se besojnë në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit tonë. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces zgjedhor, si dhe institucionet, komisionerët, vëzhguesit, mediat dhe forcat e rendit për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e tij”, ka shkruar Hamza.
“Tani është shumë e rëndësishme që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve. Demokracia nuk përfundon me hedhjen e votës në kuti, por vazhdon edhe me respektimin e saj. Le të kujdesemi së bashku që çdo votë e qytetarëve të ruhet dhe të mbrohet deri në fund. Faleminderit Kosovë!”, shtoi Hamza./Arbresh.info
Numërimi i votave drejt fundit, kryhen mbi 90% e kutive të v...
LVV e para në 21 komuna
Efekti i Fatmir Limajt, PDK del e para në Malishevë
Numërohen mbi 90 për qind të votave, LDK kryeson në vetëm n...
Gjini: Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK