Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, përmes një video mesazhi është deklaruar lidhur me zgjedhjet që po mbahen sot në vend.
Rudolph, ka thënë se, nga ajo çfarë kanë parë deri me tani, ‘’gjithçka duket e qetë dhe po zhvillohet pa problem’’.
‘’Përshëndetje, sot është dita e zgjedhjeve në Kosovë dhe, me vendosmërinë për të vëzhguar procesin, po marrim pjesë me katër ekipe në ushtrimin e monitorimit të zgjedhjeve të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Aktualisht jam duke vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe rrethinën e saj. Gjithçka që kam parë deri tani duket e qetë dhe po zhvillohet pa probleme. Prandaj, presim me interes rezultatet e zgjedhjeve sonte. Shihemi atëherë.’’, ka deklaruar ai.
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...
Tensione në Francë përpara Kupës së Botës: Mbappe në konflik...
KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 27,87% ...
Pjesëmarrje e ultë në zgjedhje, Çeku: Dilni dhe votoni, për ...
Osmani: Dilni votoni, shfrytëzoni edhe këto 2 orë të mbetura...