Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se një delegacion i saj, i udhëhequr nga presidenti Agim Ademi, ka vizituar familjen e futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën në një aksident trafiku.
Në delegacion kanë qenë edhe nënkryetari Bakir Burri, anëtari i KE-së Samir Ujkani dhe drejtori i Kombëtares Muharrem Sahiti.
Gjatë vizitës, presidenti Ademi i ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes Bunjaku në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë komunitetit të futbollit, duke theksuar se ndarja e parakohshme nga jeta e Bunjakut ka prekur thellë opinionin sportiv në vend.
Sipas FFK-së, Fatjon Bunjaku do të kujtohet si një futbollist i përkushtuar, me ëndrra të mëdha dhe dashuri për futbollin, ndërsa familjes i është shprehur mbështetje në këto momente të vështira.
Gjatë vizitës, babai i futbollistit i ka dhuruar presidentit Ademi fanellën me numrin 9, të cilën Bunjaku e kishte përdorur gjatë paraqitjeve të tij me Kombëtaren U21 të Kosovës.
FFK ka ngushëlluar familjen Bunjaku, bashkëlojtarët dhe gjithë komunitetin sportiv, duke ndarë dhimbjen për humbjen e tij të parakohshme.
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...
Tensione në Francë përpara Kupës së Botës: Mbappe në konflik...
KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 27,87% ...
Pjesëmarrje e ultë në zgjedhje, Çeku: Dilni dhe votoni, për ...
Osmani: Dilni votoni, shfrytëzoni edhe këto 2 orë të mbetura...