Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

07:49 | 7 Qershor 2026
E.G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote se përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku është caktuar të votojë.

KQZ bën të ditur se në platformë, votuesi duhet të shënojë numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes.

“Pas kësaj menjëherë do të hapet një faqe e re që do të shfaq të dhënat e votuesit, përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku është caktuar të votojë, e cila mund të shikohet përmes GoogleMap”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale