Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tiranë

23:27 | 6 Qershor 2026
E H

Shqipëria ka pësuar humbjen e dytë radhazi në miqësoret nën drejtimin e trajnerit të ri Rolando Maran, këtë herë duke u mundur 0-1 nga Luksemburgu në “Air Albania”.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Danel Sinani në minutën e 8-të, duke i dhënë avantazhin mysafirëve që në fillim të takimit.

Pas disavantazhit, kuqezinjtë reaguan dhe morën kontrollin e lojës për periudha të caktuara, por pa arritur të finalizojnë rastet e krijuara. Në pjesën e dytë Shqipëria rriti presionin me Brojën, Seferin dhe Pajazitin, por pa sukses për të gjetur golin e barazimit.

Kjo humbje vjen pas disfatës 0-1 ndaj Izraelit, duke ngritur pikëpyetje për formën e skuadrës në prag të ndeshjeve zyrtare.

Shpërndaje në rrjete sociale