Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë

23:07 | 6 Qershor 2026
E H

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka bërë të ditur se Lionel Messi ka përmirësuar gjendjen e tij fizike dhe ka nisur rikthimin gradual në stërvitje me ekipin kombëtar.

Sipas Scaloni-t, kapiteni i Argjentinës nuk është më i izoluar nga grupi dhe po merr pjesë pjesërisht në seancat stërvitore.

“Leo është mirë, ka filluar të stërvitet pjesërisht me ekipin. Është e mundur që të luajë disa minuta në ndeshjet miqësore. Do të shohim nëse do të jetë në ndeshjen e nesërme apo atë pasnesër”, ka deklaruar trajneri.

Ai shtoi se gjendja e Messit është përmirësuar dukshëm dhe kjo, sipas tij, i jep qetësi stafit teknik në prag të ndeshjeve miqësore të Argjentinës.