Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të jetë Qeveria e re

21:38 | 6 Qershor 2026
E H

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur tubimin përmbyllës në Prishtinë, ku ka deklaruar se partia e tij është e gatshme për ta udhëhequr vendin.

Hamza tha se synimi i tyre është “ta mbyllin kapitullin e krizës dhe kaosit” dhe të sjellin ndryshim në Kosovë.

“Të hënën fillon ndryshimi i madh. Ne do të jemi Qeveria e re”, u shpreh ai, duke u bërë thirrje qytetarëve për mbështetje në zgjedhje.

Ai shtoi se PDK do ta drejtojë vendin “nga kriza drejt zhvillimit, nga pasiguria drejt stabilitetit dhe nga dëshpërimi drejt shpresës”, duke theksuar se “Kosova mund dhe duhet të bëhet më mirë”.

Shpërndaje në rrjete sociale